Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përsëriti mbështetjen e OKB-së ndaj popullit palestinez

Antonio Guterres nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, shënoi 29 nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, theksoi se mbështetja e OKB-së ndaj popullit palestinez do të vazhdojë, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Guterres shënoi 29 nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

“OKB-ja do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre të patjetërsueshme për të jetuar në paqe, siguri dhe dinjitet”, shkroi Guterres, duke përsëritur mbështetjen e OKB-së për të drejtat e palestinezëve.

Kategoritë
BotaLajme