Sekuestrohen 700 kg kokainë e mbështjellë në pecetat e fëmijëve

Një dërgesë me peceta për fëmijë në kufirin SHBA-Meksikë rezultoi të ishte kokainë me vlerë 11.8 milionë dollarë.

Oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së sekuestruan lëndën narkotike në Urën Kolumbi-Solidaritet, sipas një njoftimi për shtyp. Ura lidh Teksasin dhe shtetin meksikan të Nuevo Laredos mbi Rio Grande, në veri të Laredos, Teksas.

Oficerët nga Zyra e Operacioneve në terren të CBP dërguan për një inspektim të dytë një kamion, i cili pretendonte se mbante vetëm peceta për fëmijë. Më pas, nga inspektimi i qenit dhe rezultoi në zbulimin e 1,935 pakove me rreth 700 kg kokainë të dyshuar, thuhet në njoftim.

Kategoritë
BotaLajme