Sekuestrohen armë e municion në Janjevë të Lipjanit, një i arrestuar

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, si dhe ka arrestuar një person.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, kalibri 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, kalibri 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Kategoritë
LajmeVendi