Selçuk Bayraktar përshëndeti rënien e Assadit: “Në çdo centimetër të tokës, Siria është çliruar”

Kreu i kompanisë ushtarake turke Baykar dhe krijuesi i një numri të madh të dronëve, Selçuk Bayraktar, komentoi hyrjen e rebelëve në Damask dhe largimin e Bashar Al Assadit nga shteti.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Bayraktar tha se tani Siria do të jetë një shtet i lirë.

“Fundin e atyre që përparojnë përmes shtypjes është i tmerrshëm. Në qiellin dhe në çdo centimetër të tokës së saj, Siria është çliruar. Me dashuri për vëllezërit tanë sirianë,” shkroi Bayraktar.

 

Kategoritë
BotaLajme