Sëmundja e rëndë e Erjon Morinës, reagon për herë të parë skuadra e tij!

Futbollisti i skuadrës së Vushtrrisë, Erjon Morina po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai para disa ditësh, ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin, dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Skuadra vushtrriase ka reaguar për herë të parë, ku kanë kërkuar mirëkuptimin e publikut për ndjeshmërinë e situatës dhe nevojën për privatësi për lojtarin dhe familjen e tij.

‘’ Kërkojmë mirëkuptimin e publikut për ndjeshmërinë e situatës dhe nevojën për privatësi për lojtarin dhe familjen e tij.

Le të bashkohemi si një komunitet dhe t’i dërgojmë energji pozitive dhe lutje për një rikuperim sa më të shpejtë.’’ Kanë shkruar ata ndër të tjera.

Kategoritë
Sport