Senatori hap gabimisht kamerën gjatë konferencës, del i zhveshur në krevat

Një senator shtetëror në SHBA u shfaq gjysmë i zhveshur gjatë një votimi në internet në Zoom dhe u bë viral.

Calvin Barr i shtetit të Minesotës u kap në një kamerë të Zoom duke votuar pa këmishë gjatë një seance legjislative të hënën në mëngjes.

Sipas Daily Mail, Barr dyshohet se ka shtypur aksidentalisht butonin “aktivizo kamerën” kur e çaktivizoi atë për të votuar.

Disa nga kolegët e tij e panë atë për disa sekonda përpara se Calvin Barr të fiki shpejt kamerën e tij. Njëkohësisht të qeshura shkaktoi edhe sfondi që shoqëronte praninë e tij.

Kategoritë
LajmeVendi