Senatori republikan: Trump tërhoqi koalicionin më të larmishëm të votuesve amerikanë në historinë moderne

Senatori republikan për Floridan ka thënë se Donald Trump fitoi zgjedhjet sepse ai bashkoi një koalicion të gjerë të demografisë së votuesve.

Marco Rubio i tha NBC News se presidenti i zgjedhur mundi Kamala Harris duke tërhequr rreth vetes “koalicionin më të larmishëm të votuesve amerikanë në historinë moderne”.

“Mësimi këtu është se identiteti kryesor i amerikanëve është amerikan dhe nëse jeni hispano-amerikan apo afrikano-amerikan apo ndonjë prejardhje dhe për ta çmimi i gazit, çmimi i ushqimit, frika nga pasiguria janë më të rëndësishme”, tha ai.

“Këto janë gjëra për të cilat Donald bëri fushatë dhe ky është një mesazh që ka jehonë”, shtoi ai më tej.

Kujtojmë se Trump mposhti demokraten Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit me diferencë të konsiderueshme votash.

Kategoritë
BotaLajme