Senatorja Australiane e quajti ”mbretëreshën Elizabeth II kolonizatore”gjatë betimit të saj

Senatorja e të Gjelbërve, Lidia Thorpe është detyruar të bëjë betimin e saj parlamentar për herë të dytë, pasi e quajti Mbretëreshën si “kolonizuese”. SkyNews shkruan se Thorpe hyri në Parlament me grushtin e ngritur lart, çka është mesa duket një shenjë e përdorur si shenjë revolte nga njerëzit me ngjyrë.

Më pas ajo recitoi në mënyrë sarkastike betimin e besnikërisë dhe shtoi rrotullimin e saj, i cili u mbyll me shpejtësi nga senatorë të tjerë.

“Unë sovrane, Lidia Thorpe, pohoj dhe deklaroj solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnik dhe mbaj besnikëri të vërtetë ndaj Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kolonizuese,” tha ajo, duke shkaktuar bujë nga Senati.

Sue Lines, presidentja e senatit, i tha Thorpe se ajo duhet të betohej sipas tekstit origjinal të plotë dhe pakësuar asgjë. Një senator ndërhyri duke u shprehur se nuk është një senator i vërtetë nëse betimi nuk bëhet ashtu siç duhet. Më në fund Thorpe u dorëzua dhe bëri betimin siç duhet, duke u bërë kështu ligjërish senatore.

Kategoritë
BotaLajme