Sentop zhvillon takime të ndara me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin e Sllovenisë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop si pjesë e kontakteve të tij në Slloveni u takua veçmas me Presidentin Borut Pahor, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Igor Zorçiq dhe Kryeministrin Janez Jansha.

Sentop fillimisht vizitoi Parlamentin si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Slloveni dhe u takua me Igor Zorçiq, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë.

Sentop, ndalesa e radhës e të cilit pas Parlamentit slloven ishte Presidenca, u prit në takim nga Presidenti Borut Pahor.

Kryeparlamentari turk më vonë u takua me Kryeministrin slloven Janez Jansha.

Bisedimet u përqendruan në luftën Rusi-Ukrainë, e cila vazhdon që nga 24 shkurti, ndërsa u vunë në dukje hapat paqësorë të Turqisë dhe rolin e saj si ndërmjetësues.

Kategoritë
BotaLajme