Serbët e mbledhur para komunës në Leposaviq gjuajnë me gurë gazetarët, Hetemi ende jashtë zyrës

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve   

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron atje, prej ku ka dërguar pamje. Në video, ata dëgjohen edhe duke brohoritur.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.

Gazeta Express raportoi pak më herët se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.

Vetëm disa minuta më herët, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, arriti të futej në objekt, nën përcjelljen e Policisë.

Para tij, në zyrën e tij ka hyrë edhe Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.

Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë.

Kategoritë
LajmeVendi