SERBËT PËRMES BOSNJËS E KËRCËNOJNË RAJONIN

Nga Bayram POMAK

Çdokush nisi të merret me krizën e fundit që u shfaq gjatë javëve të fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë.Kjo krizë që u shfaq në këtë vend, në fakt tregon se ende s’ka përfunduar procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky problem i shpërfaqur nga Republika Serbe e Bosnjës, nuk është gjë tjetër përveç ngacmimit të një plage të mëhershme. Për ta kuptuar problemin, gjithsesi duhet të kthehemi në vitet e 90-ta dhe ta shohim si doli në pah ky proces. Përndrysheçdo koment i cili bëhet duke ju qasur çështjes vetëm nga zhvillimet e sotme, do të jetë e mangët. Ideja që e shpërfaqi sot Dodiku për copëtimin e Bosnjës, ekziston që prej vitit 1992 kur Bosnja e kishte shpallur pavarësinë. Serbët s’e pranuan kurrë idenë e Bosnjës së pavarur.

Kur Boshnjakët vendosën që të shkohet në referendum për pavarësi, Serbët bënë çmos që ta pengojnë atë, sepse Bonsja dhe Hercegovina e pavarur ishte ppengesë për Serbinë e madhe që donin ta ngritnin serbët. Andaj serbët pa zgjidhjen e problemit të serbve në Kroaci dhe Bosnjë, thoshin se këto vende s’do të mund të largohen prej Jugosllavisë. Serbët duke e bërë me dije se kufijtë me Bosnjë Hercegovinën dhe Kroacinë nuk janë kufij shtetesh, por kufij administrativ, pretendonte se serbët s’dëshironin të mbetnin brenda këtyre shteteve, por të bashkangjiten me Serbinë. Duke u nisur nga kjo, gjatë 9 Janarit të vitit 1992, deputetët serbë që gjendeshin në Parlamentin e asokohshëm të Bosnjë Hercegovinës, deklaruan se e themeluan Republikën  Serbe të Bosnjë Hercegovinës. Serbët këtë e realizuan në datën 28 Shkurt të vitit 1992, ende pa u realizuar referendumi për pavarësi i datës 6 Prill të vitit 1992, pra para se BE ta njeh pavarësinë e Bosnjës. Më 6 Prill, serbët e shpallën pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës. Serbët s’e pranuan referendumin e Bosnjë Hercegovinës, duke thënë se referendumi i Bosnjë Hercegovinës ishte i pavlefshëm sepse ata si element themeltar i shtetit e bojktotuan atë. Pasi që nisi lufta, zonat që serbët i përcaktuan si vetanake, nisën t’i pastronin nga muslimanët dhe kroatët jo-serbë, përmes gjenocidit dhe internimeve. Më në fund përmes marrëveshjes së Dayton-it, në mënyrë konkrete në vitin 1995, Republika serbe nisi ta merr formën juridike. Serbët e pranuan se Marrëveshja e Daytonit ishte kalimtare dhe e pranuan strategjinë e pritjes derisa kushtet gjeostrategjike të jenë në favor të tyre.

Kjo nuk është thirrja e parë e dodikut për t’u ndarë nga Bosnja. Që prej vitit 2011 Dodik thotë se erdhi koha e ndarjes nga Bosnja. Në anën tjetër, dodik dhe Republika Serbe e Bosnjës, nuk e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën. Komuniteti ndërkombëtarë e ngriti një sistem të tillë. Dodiku është anëtarë i Këshillit të Presidencës së një shteti që s’e njeh. Njëjtë sikurse në Kosovë, ku serbët që s’e njohin Kosovën, në parlamentin e saj qëndrojnë si deputetë dhe në qeveri shërbejnë si ministra!!!

Arsyeja për të cilën fjalimet e Dodikut për ndarje kësaj radhe patën shumë jehonë, ka të bëjë me aktivizimin e Dodikut konkretisht e jo duke qëndruar i kufizuar vetëm me deklarata. Kalimi i ligjit nga Përfaqësuesi i lartë i Bosnjës Inzok-u, i cili thotë se dënohen ata që e mohojnë Gjenocidin e Srebrenicës. Kurse në fund erdhi vendimi i Dodikut për bojkotim të institucioneve të Bosnjës dhe fjalimet e ndryshme për ndarje.

Në fakt problemi mund të analizohet në tri dimensione. I pari është i ndërlidhur me zhvillimet e brendshme të Bosnjës. I dyti ka të bëjë me zhvillimet në rajon dhe dimensioni global i çështjes. Por gjithsesi problemi ka të bëjë me politikën e brendshme në Bosnjë. Njëra prej fakteve të pamohueshme është edhe shpërfaqja e kartës së nacionalizmit nga politikanët ballkanas të zhytur në korrupcion, dhe atë me qëllim të devijimit të aktualitetit. Duket qartë se Dodiku në politikën e brendshme i ka punët ngushtë. Por nuk është qasje e duhur, nëse problemin e degradojmë vetëm në këtë nivel dhe të bëhemi se nuk e shohim procesin. Ajo që po ndodh tani është përpjekje e boshnjakëve dhe serbëve për ta parë sa mund të lëvizin përpara. Gjendja në të cilën gjendet BE-ja dhe ndryshimi i qasjes së SHBA-së ndaj rajonit, i bëri këta të marrin guxim për ta hedhur këtë hap. Por serbët duke thënë: “SHBA na kërcënon me armë të zbrazët”, e definon mungesën e ndikimit të tyre.

Nuk ka dyshim se ngjarjet që po ndodhin në Bosnjë, kanë lidhje edhe me Kosovën. Prej kohësh Serbia bën thirrje për themelim të Zajednicës e cila në Kosovë ka kompetenca ekzekutive. Për këtë e fajëson Kosovën e cila nuk i përmbahet marrëveshjes së Brukselit, në të cilën ishte zotuar se do ta themelojë Zajednicën. Kryeministri Kurti e bën me dije se nuk do ta lejojë Bosnjëzimin e Kosovës përmes themelimit të saj. Njëri prej efekteve të këtyre ngjarjeve që po ndodhin në Bosnjë dhe Hercegovinë është në formimin e Zajednicës. Nëse Serbia s’e merr atë që do, e bën me dije se do ta destabilizojë rajonin. Gjithsesi që Serbia s’ka kapacitet ta bëjë këtë e vetme, por nëse merr përkrahje nga Rusia, ka mundësi të shkaktojë trazira. Këto zhvillime s’duhet t’i shohim vetëm të kufizuara brenda Serbisë, sepse brenda këtij shteti ekzistojnë grupe që kanë lidhje të fuqishme me Rusinë dhe se këta bëjnë çmos që ta destabilizojnë rajonin.

Kurse në nivel ndërkombëtar kjo ndërlidhet me përplasjet në mes të NATO-së dhe Rusisë. NATO që e përfshiu tërë rajonin në gjirin e saj, jahstë saj i mbeti, Bosnjë Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Kurse Serbia dhe Bosnja janë arena strategjike të Rusisë. Kurse ajo që e ndalon Bosnjën për çështjen e NATO-së është Republika Serbe. Destabilizimi i rajonit më së shumti i shkon përshtati Rusisë. Kurse fatki se Dodik në këtë iniciativë nuk është i vetëm dhe se e ka pas vetes Rusinë, është prej sekreteve që i dijnë të gjithë. Sikurse veproi në Nish të Serbisë, Rusia dëshiron që edhe në Bosnjë ta hap një të ashtuquajtur Qendër për ndihmë dhe kërkim shpëtim. Dihet se kjo është qendër ushtarake dhe e intelegjencës. Andaj edhe Rusia insiston ta hap një të tillë në Bosnjë. Këtë s’mund ta bëjë tani, por në rast se shfaqet një krizë, Rusia përpiqet të sistemohet në Bosnjë. Kurse krizat e kanë edhe dimensionin e tyre ndërkombëtar.

Ndoshta në Bosnjë nuk ndodh luftë, por mund të ketë përleshje. Ata që thonë se assesi s’mund të ketë luftë ose përleshje, janë prej tyre që nuk kanë marrë mësim nga hisotria. Qëllimi përfundimtarë i Serbisë është që ta copëtojnë Bosnjën dhe njëjtë sikurse atje edhe në Kosovë ta ngritin një Republikë Serbe. Derisa e shqyrtojmë mundësinë e përleshjes, duhet të mos i neglizhojmë përgatitjet e paramilitarëve serbë. Serbët dhe sidomos ata të Bosnjës, kanë përgatitje serioze të paramilitarëve. Këtë e themi duke u nisur nga fakti se në Lindje të Ukrainës, në Donetsk, në Libi dhe siri janë grupe serioze të paramilitarëve serbë. Këto grupe paamilitare serbe, në rast të ndonjë përleshjeje në Bosnjë, do të  luajnë rol të jashtëzakonshëm.

Si përfundim, ngjarjet në Bosnjë, s’mund t’i shikojmë vetëm si çështje të brendshme të saj. Historia, prapaskena dhe plani final i serbve, na ofrojnë të dhëna serioze për strategjitë e tyre. Zhvillimet që janë në rajon tregojnë se për SHBA-të poilitika ndaj Ballkanit nuk është prioritare, kurse BE për shkak të problemeve të brendshme, mund të bashkëpunojë me Rusinë dhe të kompromitohet në politikat e saj në Ballkan.takimi i Presidentit Erdogan me Bakir Izetbegoviçin dhe vajtja e dodikut në Ankara për ta treguar qëndrimin e tij, flet hapur për fuqinë e turqisë në Ballkan.

Zhvillimet në Bosnjë tregojnë se me ndryshimin e balanceve në botë, ndryshojnë edhe balancet në Ballkan. Këto balance duhet t’i lexojmë mirë dhe ta parashohim se çka mund të ndodh në këtë vend. Duket hapur se analizimi i Ballkanit me parmetrat e vjetra është rrugë e gabuar. Duket se do të kemi zbrazëti të madhe, kurse identifikimi dhe mbushja e tyre ka rëndësi jetike.

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina