Serbët provokojnë sllovenët në mes të Mynihut: “Luka Donçiq është njëri prej nesh!”

Futbollistët e Serbisë dhe Sllovenisë sot nga ora 15:00 do të luajnë ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C në Kampionatin Evropian, ndërsa para ndeshjes tifozët e të dyja përzgjedhjeve krijojnë një atmosferë të bukur në rrugët e Mynihut.

Disa mijëra serbë kanë qenë në sheshin kryesor të Mynihut, Marienplatz, që nga orët e mëngjesit dhe kur kanë parë sllovenët para tyre, kanë menduar një mënyrë interesante për të provokuar.

Luka Donçiq është njëri prej nesh!

Luka Donçiq, një prej basketbollistëve më të mirë në botë, ka lindur në Lubjanë dhe është një slloven krenar, por tifozët serbë aluduan për faktin se origjina e tij është serbe.
Babai i Lukës, Sasha, gjithashtu ka lindur në Slloveni, por ai gjithmonë ka theksuar se është krenar për origjinën e tij serbe.

Sot në Mynih me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë.

Kategoritë
Sport