Serbi, evakuohen disa shkolla për shkak të “alarmeve për bomba”

Duke vepruar sipas njoftimit, policia serbe ka evakuuar nxënësit, mësuesit dhe stafin nga shkollat ​​përkatëse

Disa shkolla në Beograd të Serbisë janë evakuuar pas paralajmërimeve për bomba, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në adresat elektronike të 115 shkollave në Beograd janë dërguar njoftime se në shkolla janë vendosur eksplozivë.

Duke vepruar sipas njoftimit, policia serbe ka evakuuar nxënësit, mësuesit dhe stafin nga shkollat ​​përkatëse.

Pasi gjatë kontrolleve të kryera në disa shkolla nuk u gjetën gjurmë bombash, mësimi vazhdoi.

Aktivitetet edukative u pezulluan deri në përfundimin e kërkimit në shkollat ​​e tjera të evakuuara.

Kategoritë
LajmeRajoni