Serbi, hapet autostrada Novi Pazar-Tutin që u rindërtua me mbështetjen e Turqisë

Presidenti Vuçiq falënderoi Türkiyen për mbështetjen e projektit dhe tha se punë të tilla janë të rëndësishme për të treguar se sa të mira janë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Autostrada që lidh qytetet Novi Pazar dhe Tutin, dy qytetet e rëndësishme të rajonit të Sanxhakut ku popullsia boshnjake është e dendur, është hapur për qarkullimi pasi u rindërtua me mbështetjen e Türkiyes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rruga që u rindërtua nga kompania turke ‘Taşyapı’, u hap për qarkullim në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ambasadori i Türkiyes në Beograd, Hami Aksoy, kreu të bordit së kompanisë ‘Taşyapı’, Emrullah Turanlı, si dhe zyrtarë të tjerë dhe qytetarë.

Presidenti Vuçiq falënderoi Türkiyen për mbështetjen e projektit dhe tha se punë të tilla janë të rëndësishme për të treguar se sa të mira janë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ambasadori Aksoy, nga ana e tij, tha se rruga do të sjellë më shumë investitorë në rajonin e Sanxhakut. Ai shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve po përjetojnë “epokën e artë”.

Ndërkaq, Turanlı falënderoi autoritetet për besimin e kompanisë.

Thuhet se rruga, e cila është një nga rrugët më të rëndësishme të Sanxhakut dhe që ka pritur 40 vite për t’u riparuar, ka vlerë të madhe për banorët e qyteteve Novi Pazar dhe Tutin.

Kompania ‘Taşyapı’ filloi të punojë në rrugën prej 22 kilometrash në vitin 2019.

Kategoritë
LajmeRajoni