Serbi, nxirren trupat e pajetë të dy maturantëve nga një liqen

Policia u informua se një numër maturantësh kanë hyrë në liqenin në Ada Ciganlia ndërsa dy persona nuk kanë arritur të notojnë.

Efektivët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Njësiti i Zhytjes së Xhandarmërisë, të martën kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve 16 vjeçarë nga liqeni në Ada Ciganlia në Beograd, raporton Anadolu.

Paraprakisht policia është telefonuar rreth orës 17:30 se në liqenin në Ada Ciganlia kanë hyrë një numër i madh maturantësh, por dy persona nuk kanë arritur të notojnë.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë patrullat e policisë si dhe njësiti i zhytjes i xhandarmërisë dhe kanë nisur kërkimet.

“Ministria e Brendshme apelon edhe një herë fëmijët dhe prindërit që të mos hyjnë në liqenin në Ada Ciganlia, pasi rrezikojnë jetën e tyre. Ju paralajmërojmë se nuk është hapur sezoni i notit në Ada Ciganlia dhe për këtë arsye nuk ka ekipe kujdestare të shpëtimit në këtë vend”, tha MPB-ja e Serbisë.

Kategoritë
LajmeRajoni