Serbi, të shtëna me armë në një shkollë fillore në Beograd, 9 të vdekur

Gjashtë fëmijë dhe një mësues janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Emergjente dhe Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë ka njoftuar se nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit janë vrarë 8 fëmijë dhe një roje, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e MPB-së në rrjetin social Facebook thuhet se janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësues i shkollës, të cilët aktualisht po trajtohen në Qendrën Emergjente dhe Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë.

Më tej theksohet se në oborrin e shkollës është gjetur dhe arrestuar nxënësi i kësaj shkolle K.K. (viti 2009), i cili dyshohet se ka kryer veprën penale.

“Të gjitha forcat policore ende janë në terren dhe janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë tragjedi”, tha MPB e Serbisë.

Kategoritë
LajmeRajoni