Serbia dënohet rëndë për brohoritjen në ndeshje në Podgoricë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e dënoi Serbinë duke luajtur një ndeshje pa audiencë dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh.

Gjithashtu Serbisë iu ndalua shitja e biletave për vizitën e radhës në Bullgari (20 qershor) në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Përkatësisht, UEFA ka deklaruar se ndaj Serbisë është aktivizuar dënimi me kusht për shkak të thirrjeve nënçmuese dhe ofendimeve në baza kombëtare gjatë ndeshjes në Podgoricë.

Serbia mundi 2:0 Malin e Zi në atë ndeshje të luajtur më 27 mars në kuadër të eliminatoreve për Euro.

Dënimi do të kryhet më 7 shtator, kur Serbia pret Hungarinë, ndërsa malazezët u gjobitën edhe me 20 mijë euro.

Edhe Mali i Zi do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit në Podgoricë për ndeshjen kundër Bullgarisë më 10 shtator.

Kujtojmë se në Podgoricë kanë qenë të shumtë fansat serbë, të cilët në një moment kanë tentuar t’i animojnë malazezët për të kënduar “Kosova është Serbi”, për çka nuk kanë marrë përgjigje.

Kategoritë
Sport