Serbia hodhi poshtë propozimin e BE-së për targat: Kjo është poshtëruese

Në takimin e sotëm të mëngjesit të thirrur nga Bashkimi Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sërish nuk ka pasur marrëveshje.

Siç raportojnë mediat serbe, Serbia sot në mëngjes e ka refuzuar zgjidhjen e ofruar pasi sipas burimeve nga Brukseli ishte “poshtëruese për Serbinë”.

Zgjidhja e propozuar duhet të derogojë nga Marrëveshja e Brukselit, të cilën Serbia, thonë burimet e mediave serbe, nuk mund ta pranonte.

Siç duket na presin ditë të vështira dhe të pasigurta, sidomos në veri të Kosovës”, thotë burimi i “Blicës”.

Komisioneri i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Jozep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.

Fokusi i takimeve është gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni në terren, me theks në çështjen e targave, njoftoi Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS).

Takimet e veçanta duhet të pasohen nga një takim i përbashkët, sipas një njoftimi për shtyp nga Brukseli.

Kategoritë
LajmeRajoni