Serbia hodhi poshtë propozimin e Rusisë për një votim të fshehtë mbi aneksimin e rajoneve të Ukrainës

Mbrëmë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti një seancë ku u votua për aneksimin rus të katër territoreve të okupuara në Ukrainë dhe më parë Rusia loboi aktivisht për të mbajtur të fshehtë votën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi dje për të hedhur poshtë propozimin e Rusisë që organi 193 anëtarësh të mbajë një votim të fshehtë nëse do të dënojë lëvizjen e Moskës për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Asambleja e Përgjithshme vendosi, me 107 vota pro, të mbajë një votim publik – jo një votim të fshehtë – mbi një projekt-rezolutë që dënon “të ashtuquajturat referendume të paligjshme” dhe “përpjekjet për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë.

Diplomatët thanë se një votim mbi rezolutën ka të ngjarë të bëhet të mërkurën ose të enjten.

Vetëm 13 vende kundërshtuan mbajtjen e një votimi publik mbi projekt-rezolutën të hënën, 39 vende të tjera abstenuan dhe vendet e mbetura – përfshirë Rusinë dhe Kinën – nuk votuan.

Serbia, e cila deri më tani deklarohej e “përmbajtur” ose shpeshherë mbante anën e Rusisë, ishte në mesin e 107 vendeve që ishin kundër nismës për të votuar fshehurazi për rezolutën në fjalë.
Ju kujtojmë se u votua për çështjen e aneksimit rus, d.m.th. aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës – Luhansk, Zaporozhye, Donetsk dhe Kherson.

Kategoritë
LajmeRajoni