Serbia i frikësohet aksionit të Shqipërisë në KE: Do të ishte skandal i madh anulimi i raportit të Dick Martyt

Anëtarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nga Serbia, Biljana Pantiq, ka thënë se do të ishte skandal i paprecedent nëse Këshilli i Europës e anulon raportin e ndonjë raportuesi në këtë rast raportin e Dick Martyt.

Duke komentuar iniciativën e Parlamentit të Shqipërisë për të hedhur poshtë raportin e Dick Martyt dhe njoftimin se Asamblesë Parlamentare të KiE-së do t’i kërkohet të rishikohet rezoluta për trafikimin e organeve më 2011, Pantiq tha se rezoluta nuk është e Dick Martyt por raporti i tij është votuar nga anëtarët e 47 vendeve, raporton KosovoOnline.

“Është e qartë se ata nuk do të përballen me krimet e tyre dhe atë që bënë. Ky është një shembull i lojës së tyre politike. Jo vetëm Serbia votoi për rezolutën Asamblesë Parlamentare. Kjo do të thotë që tani kushdo që ka votuar për rezolutën duhet të pështyjë se çfarë bënë dhe thanë: jo, nuk ka qenë kështu, ai raport para miratimit është dashur të kalojë në një procedurë të caktuar, komisione, të diskutohet…”, thotë Pantiq.

Sipas saj, veprime të tilla nuk tregojnë se ka gatishmëri për një politikë pajtimi dhe për gjetjen e viktimave dhe pranimin e fajit, dhe siç thekson ajo, kjo çështje është për Asamblenë Parlamentare.

“Në fund duket se do të miratohen rezolutat që serbët i hoqën organet dhe u vranë dhe se terroristët e UÇK-së nuk bënë asgjë”, përfundon me ironi Pantiq Pilja.

Kategoritë
LajmeVendi