Serbia mori 16 milionë euro për të hequr anijet gjermane të fundosura në Danub në Luftën e Dytë Botërore

Autoritetet serbe kanë nënshkruar një marrëveshje me BE-në për një grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor me vlerë 16 milionë euro për projektin e nxjerrjes së 21 anijeve të flotës gjermane të fundosura në Danub gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kontrata është nënshkruar nga ministri serb i ndërtimit Goran Vesiq, ministrja për integrime evropiane Tanja Mishçeviç dhe nënkryetari i Bankës Evropiane për Investime Robert De Grut.

Anijet, të mbytura në Danub, ishin pjesë e Flotës së Detit të Zi të Gjermanisë naziste në vitin 1944 ndërsa tërhiqeshin nga forcat sovjetike që avanconin.

Edhe sot këto anije pengojnë qarkullimin lumor kur niveli i ujit është i ulët.

Thatësira e vitit 2022 zbuloi më shumë se 20 rrënoja të anijeve luftarake në një shtrirje të Danubit pranë Prahovës në Serbinë Lindore. Shumë prej tyre ende përmbajnë tonelata municionesh dhe eksplozivësh dhe paraqesin rrezik për transportuesit.

“Gjatë tërheqjes së flotës gjermane luftarake nga Deti i Zi, diku në mes të rrugës për në Detin e Zi midis Rumanisë dhe Bullgarisë, u ndesh flota e parë gjermane, duke mos ditur se u bllokua rruga për në Detin e Zi, kështu që ajo nga 100 anijet që u nisën nga Deti i Zi arriti në 174 anije, pastaj u mblodhën në të gjitha vendet, sepse rumunët dhe bullgarët ishin në anën e Gjermanisë në atë kohë dhe këtu mbërritën afërsisht 200 anije”, tha Velimir. Trajilović, një pensionist nga Prahovo, i tha Reuters se kishte shkruar një libër për këto anije.

Kategoritë
LajmeRajoni