Mallrat e Serbisë janë rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës këtë vit, pas një uljeje disavjeçare.
Si asnjëherë tjetër, në muajin mars të këtij viti, tregu në Kosovë është “pushtuar” nga mallrat e Serbisë, shkruan Periskopi.com.
Sipas statistikave të Doganës së Kosovës që i ka parë Periskopi, fiks 27,384,602.91 euro është vlera e mallrave që Serbia futi në Kosovë vetëm në muajin e kaluar.
Për tre muajt e parë të këtij viti Serbia futi në Kosovë mall në vlerë prej 62 milionë e 383 mijë euro, duke lenë kështu larg vendet tjera të CEFTA-së, me gjithë se Shqipëria po vazhdon ta ndjekë nga pas. Vlera e mallit që u fut në Kosovë nga Shqipëria ka qenë 51 milionë e 901 mijë euro, nga Maqedonia e V, 39 milionë euro, nga Mali Zi, pak mbi 2 milionë euro.
Rreth 12 milionë euro për tre muaj ka futur mallra edhe Bosnja në Kosovë.
Ajo që vërehet është se importi është rritur dukshëm në muajin mars krahasuar me muajin shkurt me vendet e rajonit.
Megjithkëtë është vërejtur një lëvizje pozitive në muajin mars, ndonëse lë shumë për të dëshiruar edhe e ekspertit të mallrave të Kosovës në Serbi, në raport me muajin shkurt. Në majin e kaluar Serbisë i janë shitur mallra në vlerë prej 5.3 milionë euro, derisa në muajin e dytë të vitit 3.5 milionë euro.
Eksperti është më i mirë më Maqedoninë e V dhe Shqipërinë, ku në këtë të fundit në majin mars u eksperton mallra në vlerë prej 8.2 milionë euro, e në Maqedoninë e V në vlerë prej 10.9 milionë euro.
Pas një rënie të fortë në vitin 2019, kur Kosova zbatoi reciprocitetin me Serbinë që solli pothuajse bllokimin e importeve, në periudhën janar-qershor 2021, fqinji verior gjeti përsëri teren edhe nën qeverinë e Albin Kurtit, dhe kaloi sërish në vend të parë nga rajoni i CEFTA-s, që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi më Serbinë nga 1 Janari deri më 31 dhjetor 2021 ka qenë 243 milionë e 466 mijë euro. Shqipëria ka qenë pak më poshtë më shifra, në vlerë prej 238 milionë e 600 mijë euro. Blerjet e mallrave nga Maqedonia e Veriut 176 milionë e 448 mijë euro.
Edhe në vitet tjera, Serbia e pushtoi ngjashëm tregun kosovar me mallrat e saj. Ajo eksportoi 285 milionë e 300 mijë euro në vitin 2014, 368 milionë e 200 mijë në vitin 2015, 382 milionë e 100 mijë në vitin 2016 dhe 387 milionë e 600 mijë në atë 2017.
“Kulmi” u arrit në vitin 2018. Serbia dërgoi e Kosova mori nga atje produkte në vlerë të hiç më pak se 449 milionë e 900 mijë euro – më së shumti prej 2008-s.
Pushtimit ekonomik që Serbia po i bënte tregut të Kosovës për një dekadë (2008 – 2018), hovin ia ndali taksa prej 10% së pari, e pastaj 100% që Qeveria e Kosovës, atëherë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i vendosi produkteve me origjinë serbe dhe atyre boshnjake në fundnëntorin e 2018-s. Shuma totale e dërgesave të saj nga 449 milionë e 900 mijë euro sa ishte në vitin 2018, ra në vetëm 5 milionë e 578 mijë euro në atë 2019.
Taksa zgjati gati një vit e gjysmë deri më 31 mars të 2020-s. Atë, në këtë datë, e hoqi dhe e zëvendësoi me reciprocitet kryeministri i ri që erdhi në pushtet, Albin Kurti. Kjo i paraqiti shumë telashe gjatë mandatit të tij të parë. Në njërën anë, reciprociteti s’po pranohej assesi nga Serbia, e cila e kushtëzoi rinisjen e dialogut me Kosovën, me heqjen e kësaj mase.
Presioni diplomatik i huaj e bëri të vetën. LDK-ja, që ishte në koalicion me VV-në, e prishi ujdinë dhe krijoi një Qeveri të re me AAK-në dhe NISMA-n.
Ndër veprimet e para që mori kryeqeveritari i ri, atë kohë, Avdullah Hoti, ishte heqja e reciprocitetit me Serbinë në qershor të 2020-s. Fqinji verior, dërgoi përgjatë vitit 2020 produkte në vlerë prej 190,980,000 euro.
Kërkesat për t’i bojkotuar produktet e Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje i kishte pasur qysh para disa viteve, por kur erdhi në pushtet ndryshoi qëndrim.
Madje në disa raste ata ndalimin e produkteve serbe, e bënë edhe me dhunë.
Në disa aksione me radhë, gjatë muajit tetor të vitit 2011 kjo parti kishte rrotulluar disa kamionë me mallra serbe.
Një aksion ishte mbajtur më 21 tetor të vitit 2011. Në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Lupç, aktivistët e Vetëvendosjes kishin rrotulluar një kamion që po transportonte material ndërtimor.
Me këtë kauzë, partia e Albin Kurtit pati organizuar edhe protesta në dy pikat kufitare me Serbinë: Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.