Serbia uron partnerët e saj të Ballkanit të Hapur për çeljen e negociatave: Keni mbështetjen tonë në rrugën drejt BE-së

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka marrë mjaft urime pas nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, këtyre urimeve i është bashkuar edhe Serbia.

Ministria e Jashtme e Serbisë, në një postim në Twitter e përshkruan ngjarjen e sotme në Bruksel si një lajm të pritur prej kohësh “për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkans,- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

MEPJ e Serbisë uron dy institucionet homologe në Shqipëri dhe RMV ndërsa shton se të dy vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin, siç thuhet në reagim, me gjithë zemër të Serbisë “në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së.

Kategoritë
LajmeRajoni