Serbia: Ushtria do të bëjë gjithçka “për të mbrojtur qytetarët serb, përfshirë ata në Kosovë”

Vuçeviq tha se ushtria do të bëjë gjithçka “për të mbrojtur qytetarët serb, përfshirë ata në Kosovë”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se forcat e armatosur të vendit janë në gatishmëri pasi tensionet janë përshkallëzuar me Kosovën për çështjen e targave të makinave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për televizionin lokal ‘Happy TV’, Vuçeviq tha se ushtria do të bëjë gjithçka “për të mbrojtur qytetarët serb, përfshirë ata në Kosovë”.

“Ne nuk mund të jemi të relaksuar, por ne mund të mbrojmë dialogun. Më mirë është të negociosh për një mijë ditë sesa të kalosh një ditë të vetme në hendek”, tha Vuçeviq.

Këtë vit, Kosova shumë herë është përpjekur që ta detyrojë pakicën e saj serbe të rinovojë targat e makinave, të cilat datojnë para vitit 1999 kur Kosova ishte pjesë e Serbisë. Masa ka rezultuar në përplasje midis policisë dhe serbëve lokal.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj.

Kategoritë
LajmeRajoni