Seriali turk “Ninulla ballkanike”, më 21 qershor në ekranet televizive

Seriali i ri TRT-së trajton një histori dashurie të pamundur në Shkup

Episodi i parë i serialit të ri të televizonit TRT1, “Ninulla Ballkanike” (Balkan Ninnisi), do të shfaqet më 21 qershor para publikut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në produksion, i cili filloi xhirimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut në maj, personazhi kryesor “Ertan” do të interpretohet nga aktori i ri Emre Bey, dhe roli i “Jovankës” nga aktorja Merih Öztürk.

Përveç aktorëve të njohur si Erdal Özyağcılar dhe Özlem Türkad, në serial marrin pjesë edhe aktorët: Hakan Boyav, Can Kolukısa, Suzan Akbelge, Sarp Bozkurt, Gözde Çığacı, Deniz Gürkan, Emine Halil, Burak Rahman, Süleyman Kara, Kaan Turgut, Bennu Şahin dhe Erman Saban.

Regjisorë të serialit, i cili trajton një histori dashurie të pamundur në Shkup, janë Doğan Ümit Karaca dhe Volkan Kapkın.

Në serial, skenari i të cilit u shkrua nga Uğur Uzunok, Nurullah Zengin, Abdülhamid Işık dhe Esma Koç, para publikut do të prezantohet historia e përpjekjes së Ertanit dhe Jovankës, të cilët nuk munden ta përjetojnë dashurinë e tyre për shkak të presionit të familjeve të tyre, për t’u bashkuar me njëri-tjetrin dhe se si dy familje nga kombësi të ndryshme jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Kategoritë
Kulturë