Seuli do t’i kërkojë Malit të Zi ekstradimin e De Kwon, një prej të arratisurve më të kërkuar në botë

Zëdhënësja e Prokurorisë së Seulit Jugor, Kim He-Kyung tha se vendi i saj do të kërkojë ekstradimin e një prej të arratisurve më të kërkuar në botë, Kwon Do-Hyung, i njohur më mirë si Do Kwon.

“Prokurorët e Koresë së Jugut do të ndërmarrin hapa për të rikthyer Kwon Do Hyung në vend. Ne po punojmë për këtë,” tha Kim He-Kyung për AFP.

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Terraform Labs me bazë në Singapor u arrestua në Mal të Zi.

Për kujtim, ai u arrestua në aeroportin e Podgoricës dhe konsiderohej si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq.

“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, shtetasin e Koresë së Jugut Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Laps me bazë në Singapor”, ka shkruar Adžić.

Ai akuzohet se ka përvetësuar shuma shumë milionëshe në mënyrë të paligjshme, për këtë arsye emri i tij ishte në fletarrest.

“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u arrestua me dokumente të falsifikuara. Kërkimi për ta u shpall nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Singapori”, thuhej.

Në një aktakuzë prej 12 faqesh të lëshuar të enjten, prokurorët amerikanë akuzuan Kwon për mashtrime të blerësve të kriptove duke i mashtruar ata individë në lidhje me aspektet e blockchain Terra, duke përfshirë teknologjinë e tij dhe masën në të cilën përdoruesit e kanë adoptuar atë.

Kwon, i cili përballet me tetë akuza penale duke përfshirë letrat me vlerë, mallrat dhe mashtrimin me tela, përsëriti pretendimet mashtruese në një intervistë televizive në tetor 2019 dhe në një postim në mediat sociale vitin e ardhshëm, thanë prokurorët.

Avokati i Kwon nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Kategoritë
LajmeRajoni