Ambasadorti Turk Angılı: Sfida e vetme në raportet tona që zhvillohen në të gjitha sferat, fatkeqësisht është prezenca e FETO-së

Intervistë ekskluzive e ambasadorit turk në Kosovë Tunç Angılı për gazetën e Re për tentim grushtetit të 15 Korrikut

1)    A mund të na tregoni se ç’kuptim ka për popullin turk viti i 7-të i tentim grushtetit të 15 Korrikut?

Nata e 15 Korrikut të vitit 2016 për popullin dhe demokracinë tonë ishte një pikë e rëndësishme kthese. Tentim grushteti i Organizatës terroriste FETO dështoi në saje të largpamësisë së popullit tonë. 15 Korriku është simboli i ballafaqimit dhe fitores së popullit tyrk kundrejt armëve, tankseve, aeroplanëve dhe helikopterëve. Kjo datë është shenjë unitetit dhe bashkimit kombëtar. Ky është shembulli i fundit të vendosmërisë së popullit tyrk për ta mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Ajo ishte nata kur u shkatërrua rrjeti i organizatës kriminale që u thurr gjatë atyre dhjetëra viteve fije për pe. Ajo ishte fitorja e popullit turk përmes zellit dhe vendosmërisë ndaj një rreziku serioz që ju kanos pavarësisë dhe sovranitetit të saj. 15 Korriku është ngjarje e rëndësishme ku u shpalos rëndësia e unitetit dhe bashkimit të popullit turk.

2)    Ku qëndron Organizata terroriste FETO në raportet mes Kosovës dhe Turqisë?

Organizata terroriste FETO në Kosovë ka rrjet të gjerë të përbërë nga institucionet arsimore, për të vazhduar te ato shëndetësore, mediale e kulturore.  Fatkeqësisht këtë gjendje e kemi në Kosovë. Raportet në mes të Kosovës që përparojnë e zhvillohen në të gjitha sferat, ne i ndjekim me kënaqësi të madhe. Bashkëpunimi ynë në sferat ushtarake dhe ekonomike, janë të zhvilluara si asnjëherë më parë. Ne dëshirojmë që raportet tona me Kosova me të cilën kemi raporte  të fuqishme sa historike po aq edhe kulturore dhe e cila përparon në të gjitha sferat, të jenë në nivel të tillë që ta garantojnë stabilitetin dhe sigurinë në këtë rajon. Sfida e vetme në raportet tona që zhvillohen në të gjitha sferat, fatkeqësisht është prezenca e FETO-së. E dijmë se organizata terroriste FETO është e shqetësuar për raportet tona të mira me Kosovën. Jemi të vetëdijshëm për faktin se kjo organizatë përpiqet që me të gjitha mundësitë që i ka ta paraqet Tyrkijen keq, ta fhsheh përkrahjen e fuqishme që ia jep Kosovës, rrjedhimisht ta dëmtojë reputacionin e e shtetit tonë në sytë e popullit të Kosovës. Jemi të kënaqur kur e shohim se përkundër të gjitha përpjekjeve tinëzare të FETO-së, raportet tona të fuqishme nuk dëmtohen dot. Veçse as ne nuk kompromitohemi në entuziazmin tonë që ta vazhdojmë me vendosmëri ballafaqimin tonë me FETO-në. Derisa kjo organizatë të vazhdojë të jetë prezente në Kosovë, do të vazhdojë gjithashtu të jetë kërcënim për raportet tona në të ardhmen. Duke e pasur këtë vetëdije, hapat konkretë që do të hedhen në ballafaqimin tonë me FETO-në në Kosovë, do të jenë motivim për rritjen e nivelit të raporteve tona.

3)    Cilat janë pritjet e Tyrkije-së nga Kosova për ballafaqim me FETO-në?

 Populli ynë dhe ai Kosovarë, janë komunitete simotra të cilat me shekuj janë bashkuar përreth kulturës dhe vlerave të njëjta. Para pavarësisë, gjatë shpalljes dhe pas pavarësisë Tyrkije gjithnjë qëndroi përkrah Kosovës. Raportet tona që i kemi me Kosovën, i pranojmë si raporte që janë përtej raporteve të ndërtuara në mes të dy shteteve, dhe për shkak të kësaj gëzohemi kur gëzohet populli i Kosovës dhe brengosemi kur brengoset populli i Kosovës. Gjithashtu e dijmë se edhe populli i Kosovës ka qasje të njëjtë ndaj nesh. Mu për shkak të këtyre raporteve të afërta, presim që Kosova ta sheh fytyrën e ndyrë të FETO-së dhe ta kuptojë sa rrezik i madhë është kjo organizatë që duket e pafajshme. Fatkeqësisht institucionet e ashtuquajtura arsimore, po vazhdojnë të ekzistojnë në Kosovë. Të ashtuquajturat media çdo ditë pa përjashtim, përmes dhjetëra lajmeve të gënjeshtërta përpiqet ta ulin namin e shtetit tonë në sytë e popullit të Kosovës. Dëshirojmë që miqtë tanë ta kuptojnë këtë pa u bërë vonë dhe se duhet të hedhen hapa konkret kundër të ashtuquajtura institucione arsimore dhe shëndetësore me të cilat financohen aktivitetet terroriste. Në Tyrkije u shpërfaq fytyra e vërtetë e FETO-së, përmes masave të marra në korniza të institucioneve të së drejtës ky rrjet i krimit u demolua në masë të madhe. Më e rëndësishmja është se ka rënë maska e kësaj organizate e cila i eksploatoi ndienjat e pastra të njerëzve tanë qëllim-mirë. FETO që është rrjet kriminal ndërkombëtar, rrjetin e saj e zgjeron me metodat e njëjta edhe në shtetet që ia hapën derën për qëlllime të mira. Nuk mund të lejojmë që FETO t’i helmojë raportet tona. mendojmë se Kosova fillimisht për të ardhmen e saj duhet ta kundërshtojë FETO-në.

Kategoritë
INTERVISTALajmeLajmet KryesoreVendi