Gjithsej 11 fëmijë, me lëndime kanë përfunduar në spital pas sfidës së re në Tik Tok, e cila është përhapur me të madhe.
Dy prej tyre, siç informojnë nga Klinika për sëmundje kirurgjikale në Shkup, kanë lëndime më të rënda në formë të frakturave.
Është një sfidë në të cilën një grup fëmijësh hedhin një fëmijë në ajër me duar dhe e lënë të bie në tokë. Ata e quajnë sfidën supermen dhe siç thonë mjekët, mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Përveç dy fëmijëve të cilët kanë fraktura, nga Klinika sqarojnë se nëntë të tjerët kanë lëndime të lehta në formë të mavijosjeve në trup. Ata apelojnë që prindërit t’i kushtojnë vëmendje të veçantë, duke qenë se kjo sfidë e re paraqet një rrezik serioz.