Sfida vendimtare e Shqipërisë për Europian, “Kuqezinjtë” me rekord të tmerrshëm historikisht ndaj Spanjës

Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e fundit të fazës grupore të Europianit 2024, në atë që do të jetë vendimtare për fatin e Kuqezinjëve për vazhdimësinë e këtij turneu.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin B, i njohur si “grupi i vdekjes”, pasi në të janë skuadrat e mëdha si Spanja, Italia e Kroacia.

Pas dy dueleve të para të zhvilluara të fazës grupore, Shqipëria e gjen veten në pozitën e tretë, me një humbje e një barazim, duke i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën grupore.

Kuqezinjtë duelojnë sonte ndaj Spanjës, kombëtares e cila e ka siguruar tashmë kalimin për më tej pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, me 6 pikët e grumbulluara.
Kategoritë
LajmeSport