Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka bërë një reagim ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Dervishaj kundërshtoi ashpër pasi Kurti nuk e anuloi tubimin në Skenderaj, e ku në natën e mbrëmshme, po në qytetin e njëjtë humbën jetën tre persona tragjikisht në një aksident.
Ai e quajti aktin e Kurtit, si një provokim dhe mos respekt ndaj viktimave.
“Ditën kur të gjithë kandidatët e Drenicës pezulluan aktivitetet e tyre në shenjë dhimbje dhe respekti për viktimat e aksidentit një natë më parë, Albin Kurti zgjodhi të vinte në Skenderaj. Kjo është e turpshme dhe provokim. Mos respekt ndaj viktimave e mos respekt ndaj një dhimbje që e përjetoj i gjithë ky rajon. Tri viktima për të cilat nuk u kujtua Kurti të pakten të shprehte ngushëllime për familjet e tyre në tubimin në Skenderaj”, ka shkruar ai.