Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro mbështetje financiare, që sipas tij është thelbësore për zhvillimin ekonomik për vendin tonë.
Përmes një reagimi në Facebook, Shahini ka theksuar se nëse ndodh ky përjashtim vendi ynë mund të rrisë pasigurinë për investitorët e huaj dhe vendorë, duke ndikuar negativisht në lëvizje e lirë të mallrave dhe kapitalit në tregun e EU dhe në Ballkanin Perëndimor
Sipas tij, përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit po ashtu mund të sjellë në një rënie të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.