Shala: AAK-ja ka dhënë sinjale që ka kryer pazar politik me Kurtin – Bashkëpunimi mes tyre nuk është i pamundur

Historiani Azdren Shala ka ngritur dyshime mbi zhvillimet e fundit politike, duke thënë se nëse kryeministri Albin Kurti nuk ka siguruar më shumë se 61 vota, atëherë kryetari i Kuvendit nuk do të zgjidhet as nesër, raporton GazetaBlic.

Ai për GazetaBlic shtoi se opozita deri tani ka qenë e bashkuar, përveç rasteve kur mund të ketë pasur pazare politike për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Shala theksoi se sinjale të tilla ka dhënë AAK-ja, duke e quajtur përkrahjen e tyre për emrat e propozuar si një “flirt të pastër me pushtetin e Kurtit” dhe përgatitje të elektoratit për një bashkëpunim të mundshëm.

“Nëse Kurti nuk ia ka bërë numrat, më shumë se 61, sepse ata i bën lehtë edhe nesër nuk do të votohet kryetari i Kuvendit. Opozita deri tash është njëzëri, gjithmonë flasim nëse dikush nga partitë opozitare tashmë nuk e ka kryer atë pazarin politik me Kurtin për t’u bërë pjesë e Qeverisë”, tha Shala.

“Deri tash sinjale ka dhënë AAK-ja sepse e kanë kamufluar me idenë që ne ta votojmë Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin. Kjo është një flirt i pastër me pushtetin e Kurtit, pra përgatitje e elektoratit të Aleancës se edhe bashkëpunimi me Kurtin nuk është i pamundur”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi