Një djalë dy vjeçar u gëlltit dhe nxorr sërish jashtë nga një hipopotam teksa luante pranë shtëpisë së tij në Ugandë.
Paul Iga u shtrëngua në gojën e kafshës pranë liqenit Eduard, Uganda.
Hipopotami e kishte kapur vogëlushin nga koka dhe gëlltiti gjysmën e trupit të tij kur një vendas e vuri re dhe filloi të gjuante me gurë kafshën, sipas Daily Mail.
Hipopotami dukej i befasuar nga sulmi dhe ka nxjerrë fëmijën, përpara se të shkonte përsëri në ujë.
“U desh guximi i një banori i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar djalin pasi qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta nxirrte sërish nga goja të gjallë”, tha policia.
Paul u plagos dhe u dërgua në një klinikë për trajtim, ai mbijetoi mrekullisht.
Është raportuar se vogëlushi u transferua në një spital në Bëera, por u dërgua në shtëpi pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.
Në një deklaratë, Policia e Ugandës tha: “Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël”.
Policia u tha banorëve të Këshillit të Qytetit Katwe Kabatoro, i cili ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth në kufirin midis Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, të qëndrojnë vigjilentë rreth hipopotamëve.