“Unë dua një shtëpi, nuk kam rrugë tjetër”. Kështu nisi apeli i njërit prej anëtarëve të familjes Mamaqi në fshatin Bubq, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme dhe duke u lënë në mëshirën e fatit nga institucionet shtetërore
Pak kohë më parë TVA News shkoi pranë kësaj familje ku pa nga afër kushtet e mjerueshmë në të cilat jetonin. Mes lotësh 3 pjestarët e kesajë familje bënë kërkesë vetëm për të pasur një strehë mbi kokën e tyre.
E pas këtij apeli, zëri i tyre u dëgjua. Tashme Familja Mamaqi do të bëhen me shtëpi të re.
Pas publikimit të rastit nga JOQ Albania dhe Tv Atdheu, drejtuesi i fondacionit “Golden Eagle”, z.Shaqir Palushi udhëtoi drejt Shqipërisë për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm familjes Mamaqi.
Shumë shpejt do të sigurohet leja e ndërtimit për banesën dhe do të nisi puna për ngritjen e strukturës. Më në fund familja me tre anëtarë do të ketë një banesë që kanë ëndërruar prej kohësh.