Shaqiri i bashkohet Messit dhe Ronaldos në një rekord Botëror

Ylli i Zvicrës me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, iu është bashkuar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, si të vetmit lojtarë që kanë shënuar gola në tri Kampionatet e fundit Botërore.

Shaqiri ka shënuar në Kampionatet Botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, diçka që kanë mundur ta bëjnë vetëm edhe dy super-lojtarët tjerë, Messi dhe Ronaldo.

Ylli me prejardhje nga Kosova e arriti këtë rekord sonte, kur bombardoi portën e Serbisë, derisa rezultati i tanishëm është 3-2 në favor të Zvicrës.

Kategoritë
Sport