Shaqiri “makineri” golash, vendos rekordin personal në përballjen me Serbinë

Ndeshja e mbrëmjes së shkuar, midis Zvicrës dhe Serbisë, nuk do të kishte kuptim pa një gol të shënuar nga shqiptarët e “helvetëve” dhe ndodhi pikërisht kështu ku në minutën e 20’, të sfidës Shaqiri zhbllokoi shifrat, duke “gozhduar” topin në portën serbe.

Përveç se shënoi një gol të rëndësishëm përballë një kundërshtari si Serbia, Shaqiri vendosi një rekord të ri personal, duke u kthyer në lojtarin e parë dhe të vetëm Zvicerian, që ka shënuar rradhazi në 6 kompeticione të rëndësishmë futbollistike, 3 Kampionate Evropianë dhe 3 Kupa Bote.

Në “Brazil 2014”, Shaqiri shënoi 3 gola ndaj Hondurasit, në “Rusi 2018” shënonte 1 gol ndaj Serbisë dhe këtë ediocion shënoi sërish ndaj Serbisë.

Misioni i radhës, për Shaqirin do të jetë gjetja e “rrugës” së rrjetës, për herë të parë në një fazë me eleminim direkt.

Kategoritë
Sport