SHBA, 7 të vdekur në sulmin e dytë masiv me armë brenda 3 ditësh në Kaliforni

Një burrë 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli u identifikua si i dyshuar dhe u arrestua, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Mateo.

Shtatë persona u qëlluan për vdekje të hënën në Qarkun San Mateo të Kalifornisë, në sulmin e dytë masiv me armë në tri ditë në këtë shtet, njoftuan autoritetet.

Incidenti i të shtënave u raportua në dy lokacione të veçanta, me katër persona të vrarë në një fermë dhe tre viktima të tjera të gjetur të vdekur në një zonë tjetër.

Një burrë 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli u identifikua si i dyshuar dhe u arrestua, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Mateo në një postim në Twitter.

Ai është gjetur në makinën e tij në një parking dhe në automjet është gjetur edhe një armë.

Të shtënat e fundit pasuan vrasjen e 11 personave të shtunën në një studio vallëzimi në Monterey Park gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në qytet.

Kategoritë
BotaLajme