ShBA akuza Afrikës së Jugut se po i ofron armë Rusisë kundër Ukrainës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afrikën e Jugut ka akuzuar vendin atje për ofrimin e armëve për Rusinë, duke thënë se kjo është një shkelje e pozitës së neutralitetit që Afrika e Jugut ka marrë në luftën në Ukrainë.

Diplomati amerikan thotë se Armët u ngarkuan në një anije mallrash ruse që u ankorua fshehurazi në një bazë detare pranë Kejp Taun. Furnizimi zgjati për tre ditë në muajin dhjetor të vitit 2022, dhe më pas u transportuan drejt Moskës.

“Ne jemi të sigurt se armët ishin ngarkuar në atë anije dhe unë mund të vë bast mbi jetën time për saktësinë e këtij pohimi. Armatosja e rusëve është jashtëzakonisht serioze dhe ne nuk e konsiderojmë këtë çështje të zgjidhur dhe do të donim që Afrika e Jugut të fillojë të praktikojë politikën e saj të neutralitetit” tha ambasadori gjatë një konference me gazetarët.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze për ankorimin e anijes, e cila është nën sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

Por nga ana e tije presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosai është përgjigjur ligjvënësve të parlamentit në lidhje me këtë akuzë të ShBA.

Ai tha se “çështja është duke u shqyrtuar dhe me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të flasim për të”.

Ndërsa me herët zyra e tij i quajti akuzat “zhgënjyese” dhe paralajmëroi se vërejtjet “minojnë frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit” midis zyrtarëve të qeverisë së SHBA-së dhe Afrikës së Jugut që kishin diskutuar për këtë çështje.

Kategoritë
BotaLajme