SHBA – “Global Traveler” vlerëson Stambollin me çmimin “Destinacioni më i mirë në Evropë”

Stambolli u vlerësua me çmimin “Destinacioni më i mirë në Evropë” nga një prej revistave më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e çmimeve “Best Leisure Lifestyle Awards”, organizuar prej 10 vitesh nga revista “Global Traveler”, ndër kryesoret në SHBA për sa u takon udhëtimeve dhe turizmit, lexuesit e së përmuajshmes zgjodhën Stambollin si “vendin më të mirë për të kaluar kohën e lirë në vitin 2022”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, mbajtur në të famshmin “Lotos Club” të Nju-Jorkut, në kategorinë ku Stambolli u përzgjodh si “Destinacioni më i mirë në Evropë” me numrin më të lartë të votave, Lisbona zuri vendin e dytë dhe Krakovi të tretin.

Revista me seli në Nju-Jork, e cila synon kryesisht grupin me të ardhura të larta dhe reklamohet veçanërisht në sallat e pritjes së kompanive ajrore të rëndësishme, arrin miliona lexues në si në versionin e shtypur ashtu edhe në atë digjital.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Leisure Lifestyle Awards 2022”, e cila organizohet tradicionalisht çdo vit, Aeroporti i Madh i Stambollit (IGA) u vlerësua gjithashtu me çmimet “Aeroporti më i mirë lidhës” dhe “Aeroporti ndërkombëtar më i mirë për familjet”.

Kategoritë
Kulturë