SHBA i përgjigjet Putin-it, Biden: Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur

SHBA e ka cilësuar si absurd fjalimin e kreut të Moskës, i cili fajëson Kievin dhe Perëndimin për luftën e nisur prej një viti. Nga Varshava presidenti Biden theksoi se SHBA nuk do të lëkundet nga mbështetja ndaj Ukrainës, ndërsa sekretari i shteitit Antony Blinken nga Greqia u shpreh se veprimet e Rusisë duhen parë me rezerva

Presidenti amerikan Joe Biden nga Polonia këtë të martë, i ka dhënë përgjigje pretendimeve të Moskës për pikëpamjen ndaj luftës në Ukrainë, duke theksuar se mbështetja ndaj Kievit nuk ka asnjë gjasë për të ndryshuar, duke dhënë garanci për atë se çfarë ka premtuar.

“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje, mund të them me krenari se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur.”

Përpjekjet ndërkombëtare për të kundërshtuar pushtimin rus, Biden i cilëson si një betejë për demokracinë, teksa gjatë vizitës së tij u përcoll me protestë nga qytetarët të cilët bënë thirrje për dërgimin e tankeve në Ukrainë përpara një tjetër sulmi nga Moska.

Ruga drejt Polonisë u pasua nga udhëtimi i Blinken një ditë më parë në Ukrainë, teksa homologu polak Andrzej Duda e ka cilësuar si një shenjë të rëndësishme për sigurinë e vendit të tij.

“Vizita juaj është një sinjal i përgjegjësisë së SHBA për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund të mbajë rendin botëror.”

Ndërkohë Sekretari e Shtetit të SHBA Antony Blinken nga Greqia e quajti vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktatin New Start, një veprim të papërgjegjshëm.

“Ne do të shikojmë me kujdes se çfarë ka vërtet në plan Rusia. Do të sigurohemi që në çdo rast, të jemi të vendosur në mënyrë që të mos cenohet siguria e vendit tonë dhe të aleatëve tanë.”

Megjithatë Blinken e la një derë hapur për rifillimin e negociatave me Putin në çdo kohë.

“Ne mbetemi të gatshëm të flasim për kufizimet e armëve strategjike pavarësisht çdo gjëje tjetër që ndodh në botë apo në marrëdhëniet tona.”

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti më herët një fjalim për luftën ku jo vetëm akuzoi Kievin dhe perëndmin por lajmëroi ehe pezullimin e traktatit kyç të armëve bërthamore të SHBA-së.

Kategoritë
BotaLajme