SHBA-ja dërgon nëndetësen me energji bërthamore në Lindjen e Mesme

Nëndetësja është e aftë të mbajë deri në 154 raketa kryqëzuese për sulm tokësor Tomahawk

Marina amerikane tha sot se ka dislokuar një nëndetëse që punon me energji bërthamore, të pajisur me raketa, në rajonin e Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zëdhënësi i marinës amerikane Timothy Hawkins tha se nëndetësja “Florida” hyri në zonë të enjten dhe filloi të kalojë Kanalin e Suezit.

“Ajo është e aftë të mbajë deri në 154 raketa kryqëzuese për sulm tokësor Tomahawk”, tha Hawkins.

Nëndetësja “është vendosur në Flotën e Pestë të SHBA-së për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit detar rajonal”, thuhet në deklaratë.

Bahrejni është selia e Flotës së Pestë të SHBA, operacionet e së cilës përfshijnë rajonin e Gjirit, Gjirin e Omanit, Detin Arabik, Gjirin e Adenit, Detin e Kuq dhe pjesë të Oqeanit Indian. Ai është i vendosur në zonën Juffair, në lindje të kryeqytetit të Bahrejnit, Manama.

Sigurimi i rajonit të Gjirit, përmes ujërave të të cilit kalon gati gjysma e furnizimeve të naftës në botë, është një nga detyrat e Flotës së Pestë të SHBA-së.

Kategoritë
BotaLajme