SHBA-ja mund të mbajë përgjegjës Iranin lidhur me pretendimet për krime lufte në Ukrainë

“Nëse gjatë këtij procesi përcaktojmë se qeveria iraniane ose zyrtarët e saj të lartë janë bashkëpunëtorë ose përgjegjës për krimet e luftës, ne do t‘i mbajmë përgjegjës edhe ata”, deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se ende nuk kanë bërë një përcaktim zyrtar, por se do ta mbajnë përgjegjës për krime lufte qeverinë iraniane kur të gjejnë prova se Irani ka kryer krime lufte në Ukrainë me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp, ndaj pyetjes nëse do të vlerësohet apo jo Irani si bashkëpunëtor në pretendimet për krime lufte të ushtrisë ruse për shkak të armëve që ka siguruar ndaj Rusisë, Price theksoi se SHBA-ja vazhdon të dokumentojë krimet e luftës me autoritetet ukrainase.

“Nëse gjatë këtij procesi përcaktojmë se qeveria iraniane ose zyrtarët e saj të lartë janë bashkëpunëtorë ose përgjegjës për krimet e luftës, ne do t‘i mbajmë përgjegjës edhe ata”, deklaroi Price.

“Nuk është sekret që Irani i jep armë Rusisë dhe ushtria ruse këto i përdor çdo ditë kundër civilëve dhe infrastrukturave civile të Ukrainës”, tha Price, i cili shtoi se kanë arritur në konkluzionon se Rusia ka kryer krim lufte, por se ende nuk është bërë një përcaktim zyrtar për vendet e tjera të huaja.

– Përgjigje për Türkiye-n medias greke

Një gazetar grek ka kërkuar nga Price vlerësime për Türkiye-n duke sjellë në rendin e ditës vlerësimet e Price javën e kaluar për Türkiye-n lidhur me përpjekjet e saj për të bashkuar palët në luftën Rusi-Ukrainë dhe duke vënë në dukje se Türkiye vazhdon operacionet e saj kundër organizatë terroriste YPG/PKK në Siri.

Përkundër pritshmërisë së gazetarit grek, zëdhënësi Price u shpreh se Türkiye është vendi i NATO-s i cili është përballur më shumë me sulmet terroriste në territoret e saj dhe se ata i kuptojnë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Price theksoi se duan të punojnë me Türkiye-n në çështjen e luftës kundër terrorizmit, por që këtë po përpiqen ta zhvillojnë njëkohësisht me mbështetjen që japin për PKK/YPG-në e cila përdor emrin SDG në Siri, në mënyrë që organizata terroriste DEASH të mos rimëkëmbet.

Kategoritë
BotaLajme