SHBA-ja raporton 1.35 milion raste me coronavirus brenda një dite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan të hënën 1.35 milion raste të reja nga coronavirusi, sipas një raporti të Reuters, totali më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë në botë; derisa përhapja e variantit Omicron nuk po ngadalësohet.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rekordi i mëparshëm ishte 1.03 milion raste më 3 janar. Një numër i madh rastesh raportohen çdo të hënë për shkak se shumë shtete nuk raportuan gjatë fundjavës.

Mesatarja shtatë-ditore për rastet e reja është trefishuar në dy javë në mbi 700,000 infeksione të reja në ditë.

Rekordi në rastet e reja erdhi në të njëjtën ditë kur vendi pa që numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 gjithashtu pësoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke u dyfishuar në tre javë, sipas një raporti të Reuters.

Kategoritë
BotaLajme