SHBA, lirohet afroamerikani pas 38 vitesh në burg për vrasjen që nuk e kreu

Prokurori i Qarkut të Los Angelesit anuloi dënimin e Maurice Hastings, 69-vjeç, pasi ai u dënua gabimisht për rrëmbimin dhe vrasjen e Robert Wydermyer (30) në Inglewood në vitin 1983.

Një afroamerikan, i cili kaloi gati katër dekada në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, u lirua të premten në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA, pasi testet e ADN-së treguan se ai nuk ishte vrasësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurori i Qarkut të Los Angelesit anuloi dënimin e Maurice Hastings, 69-vjeç, pasi ai u dënua gabimisht për rrëmbimin dhe vrasjen e Robert Wydermyer (30) në Inglewood në vitin 1983.

“Nuk nuk do ta drejtoj gishtin nga askush. Nuk po qëndroj këtu si një njeri i mllefosur. Unë thjesht dua të shijoj jetën time derisa e kam atë. Dua thjesht të eci përpara”, tha Hastings në një konferencë për gazetarët.

Provat e reja të ADN-së shfajësuan Hastingsin dhe identifikuan një person tjetër si vrasës.

Zyra e prokurorit të qarkut tha se vrasësi i vërtetë vdiq në vitin 2020 ndërsa vuante dënimin për një rast tjetër rrëmbimi dhe përdhunimi.

“Ajo që i ndodhi Hastingsit është një padrejtësi e tmerrshme”, tha prokurori i Qarkut të Los Angelesit, George Gascon.

Gascon i kërkoi falje Hastingsit se provat e ADN-së nuk ishin të disponueshme katër dekada më parë për të parandaluar dënimin e tij me burg.

“Sistemi ju dështoi. Sistemi zhgënjeu viktimat. Ju jeni një njeri i lirë sot për shkak të këmbënguljes suaj”, tha Gascon.

Kategoritë
BotaLajme