SHBA, McCarthy betohet si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

McCarthy u zgjodh në një raund historik të 15-të të votimit sot në orët e para, në atë që shkoi në histori si gara më e gjatë në 164 vjet

Udhëheqësi Republikan Kevin McCarthy bëri betimin pasi u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

McCarthy u zgjodh në një raund historik të 15-të të votimit sot në orët e para, në atë që shkoi në histori si gara më e gjatë në 164 vjet.

Atij i mungoi vetëm një votë në votimin e 14-të, por në raundin e 15-të dhe të fundit rezultati ishte 216-212. Demokratët votuan për liderin e tyre Hakeem Jeffries.

Në një postim në Twitter pas rezultatit, McCarthy tha: “Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, për popullin amerikan”.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar i Dhomës, McCarthy tha: “Tani fillon puna e vështirë”.

“Si kryetar i Dhomës, përgjegjësia ime përfundimtare nuk është ndaj partisë sime, konferencës sime, apo edhe Kongresit tonë. Përgjegjësia ime, përgjegjësia jonë, është ndaj vendit tonë”, shtoi ai.

Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, pritet t’ia dorëzojë foltoren McCarthy-t të hënën.

Kategoritë
BotaLajme