SHBA ndalon shitjen e produkteve nga kompanitë kineze për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Për shkak të shqetësimit për sigurinë kombëtare, SHBA-ja ka ndaluar importin dhe shitjen në vend për “pajisjet e reja të komunikimit” të 5 kompanive kineze të teknologjisë, përfshirë Huawei-n.

Për shkak të shqetësimit për sigurinë kombëtare, SHBA-ja ka ndaluar importin dhe shitjen në vend për “pajisjet e reja të komunikimit” të 5 kompanive kineze të teknologjisë, përfshirë Huawei-n.

Sipas lajmit të BBC-së, Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së (FCC) ka miratuar unanimisht rregullat e reja të cilat ndalojnë shitjen dhe importin e pajisjeve të reja të komunikimit të prodhuara nga kompanitë kineze të teknologjisë.

Kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel në një deklaratë me shkrim tha se “Rregullat e reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve që vazhdojnë për të mbrojtur popullin nga kërcënimet e sigurisë kombëtare në kuadër të telekomunikimit”.

Rosenworcel njoftoi se FCC “është e vendosur të mbrojë sigurinë e tyre kombëtare duke siguruar moslejimin e përdorimit të pajisjeve të pasigurta të komunikimit brenda kufijve të SHBA-së”.

Në mesin e kompanive për të cilat është ndaluar shitja dhe importi i produkteve, krahas Huawei-t janë edhe kompanitë ZTE, Hikvision, Dahua dhe Hytera.

Ndërsa kompania, Hikvision, prodhues shtetëror i Kinës për pajisjet e mbikëqyrjes për qëllime civile dhe ushtarake në një deklaratë mbrojti idenë e saj se produktet e tyre nuk përbëjnë kërcënim sigurie për SHBA-në.

“Vendimi nuk do të bëjë asgjë për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-së, por do të bëjë shumë gjëra për të përkeqësuar dhe për të shtrenjtuar më shumë për bizneset e vogla amerikane, autoritetet lokale, rajonet shkollore dhe konsumatorët individualë që të mbrojnë veten, shtëpitë, bizneset dhe pronën e tyre”, u theksua në deklaratën e kompanisë Hikvision.

Në anën tjetër, thuhet se ndalesat në fjalë nuk janë prapavepruese (për të kaluarën) dhe se kompanitë e listuara do të vazhdojnë shitjen e produkteve të tyre të miratuara në SHBA, por që këto leje mund të anulohen në proceset e ardhshme.

Në periudhën e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, janë marrë vendime të ngjashme për të kufizuar qasjen e kompanive kineze të telekomunikimit në tregun e SHBA-së ndërkohë ky qëndrim vazhdoi edhe nga administrata e ish-presidentit Donald Trump dhe presidentit aktual amerikan Joe Biden.

Kategoritë
BotaLajme