ShBA: Nuk kemi prova që Kina ndihmon ushtarakisht Rusinë për luftën në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (SHBA) Jake Sullivan tha se ata nuk kanë parë ose nuk disponojnë ndonjë provë që Kina i ofron mbështetje ushtarake Rusisë për luftën në Ukrainë.

Duke vlerësuar agjendën ukrainase Sullivan komentoi situatën e fundit në lidhje me Kinën për gazetarët gjatë udhëtimit për në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për të shoqëruar presidentin amerikan Joe Biden në samitet e sigurisë.

Në përgjigje të një pyetjeje Sullivan tha: “Ne nuk kemi parë dhe nuk kemi prova që Kina të siguruar për Rusinë pajisje ushtarake për t’i përdorur në Ukrainë, por ne po e ndjekim nga afër këtë situatë”.

“Ne ua kemi përcjellë në mënyrë të qartë autoriteteve kineze mesazhet tona se çfarë pasojash do të kishte kjo në rast se Pekini i jep një mbështetje të mundshme ushtarake Moskës”,- u tha Jake Sullivan gazetarëve dhe theksoi se ata ndodhen në të njëjtin pozicion me aleatët evropianë për këtë çështje.

Ushtarët rusë filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme