SHBA, pacienti hyn në spital dhe vret mjekun që e operoi, më pas vetëvritet

Ai vrau 4 persona dhe plagosi 10 të tjerë përpara se të vriste veten. Vrasësi ishte një pacient i cili ankohej për dhimbje pasi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shpinë.

Mes viktimave ka edhe dy mjekë, njëri prej të cilëve është ai që e kishte operuar.

Sulmuesi përdori një pushkë gjysmë automatike Ar-15 të blerë në të njëjtën ditë. Ai kishte njoftuar vazhdimisht klinikën për dhimbjet pas operacionit dhe kishte akuzuar mjekun e tij, Preston Phillips.

Policia tha se gjeti gjithashtu një letër nga vrasësi, e cila sqaron se si ai u kthye në klinikë me “qëllim për të vrarë Dr. Phillips dhe këdo që ishte në rrugën e tij”. Mes viktimave ka edhe një recepsionist dhe një pacient.

Kategoritë
BotaLajme