SHBA paralajmëroi për kërcënim, anulohet Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës

Një ditë pasi ambasada Amerikanë në Tiranë ngriti alarmin se kishte dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë, i parashikuar të mbahej më 23 dhe 24 korrik në Durrës, kjo ngjarje është vendosur të shtyhet.

Në njoftim theksohet se edhe qeveria shqiptare i ka rekomanduar muxhahedinëve që të anulojmë këtë ngjarje, shkruan a2cnn.“Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”, thuhet në një njoftim të Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Kategoritë
BotaLajme