SHBA planifikon ta bëjë të detyrueshme vaksinën COVID-19 për vizitorët e huaj

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili dëshironte të mbetet anonim, tha se administrata e Biden-it ka hedhur hapin e parë për të sjellë detyrim të vaksinimit COVID-19 gati për të gjithë të huajt që do të vijnë në vend.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, planifikon të sjellë detyrim të vaksinimit të koronavirusit të ri (COVID-19) për vizitorët e huaj që do të vijnë në vend.

Sipas lajmit të Associated Press, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili dëshironte të mbetet anonim, tha se administrata e Biden-it ka hedhur hapin e parë për të sjellë detyrim të vaksinimit COVID-19 gati për të gjithë të huajt që do të vijnë në vend.

Si pjesë e kufizimeve të udhëtimit të vendosur nga SHBA për të luftuar pandeminë COVID-19, ende vazhdon ndalimi i hyrjes për shtetasit jo-amerikanë që në 14 ditët e fundit kanë qenë në Kinë, zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indinë.

Ndërkohë nga të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë në SHBA, pa marrë parasysh nëse janë të vaksinuar ose jo u kërkohet që të tregojnë test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

Kategoritë
BotaLajme